Një hulumtim ekskluziv i realizuar nga Kosova Live, nën autorësinë e gazetares Ajda Shukriu, ka zbuluar të vërteta tronditëse mbi trajtimin e qenve endacakë në Kosovë dhe mënyrën se si menaxhohen subvencionet publike për “adoptimin” dhe strehimin e tyre.
Përmes një pune në terren, gazetarja ka arritur të identifikojë lokacione ku mbahen qentë që figurojnë si të adoptuar nga individë të subvencionuar nga komuna. Ajo ka dokumentuar gjendjen alarmante në të cilën ndodhen këto kafshë në ambiente të papërshtatshme, pa ujë, ushqim adekuat dhe pa kujdes veterinar.
Hulumtimi sjell pamje ekskluzive dhe dëshmi që ngrenë dyshime serioze mbi keqpërdorimin e fondeve publike, në emër të mirëqenies së qenve endacakë.