“Hulku Iranian” rrihet nga “Titani Kazak” në një meç special boksi - Gazeta Express
string(62) "hulku-iranian-rrihet-nga-titani-kazak-ne-nje-mec-special-boksi"

Boks

Gazeta Express

01/08/2022 11:57

“Hulku Iranian” rrihet nga “Titani Kazak” në një meç special boksi

Boks

Gazeta Express

01/08/2022 11:57

“Hulku Iranian” dhe “Titani Kazak” janë përballur në mes vete në një meç special boksi.

Goditjet ishin të njëpasnjëshme, por fatkeqësisht meçi zgjati shumë pak, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Hulku Iranian” u detyrua t’ia kthente shpinën kundërshtarit, i cili nuk po ndalte grushtet, ndërsa u mbështet për litarë dhe larg “Titanit Kazak”.

“Hulku Iranian” dukej sikur nuk ishte futur kurrë në ring dhe sikur nuk kishte gjuajtur kurrë me grushte.

Të dy ishin rivalë të mëdhenj në rrjetet sociale dhe i bënë thirrje njëri-tjetrit për një meç.

Ata u përballën në meçin kryesor të natës së boksit “Wicked N’Bad”, shkruan “Gazeta Express”.

Meçi ishte planifikuar të zgjaste 6 runde, por u krye herët pasi “Hulku Iranian” nuk ishte në gjendje t’i përballonte grushtet e “Titanit” nga Kazakistani. /Gazeta Express/