Liverpool duket se ka gjetur një blerje të shkëlqyer këtë verë, pasi sulmuesi i ri Hugo Ekitike shënoi golin e parë të sezonit të ri të Premier Ligës për Reds, duke i dhënë ekipit avantazhin 1-0 ndaj Bournemouth në pjesën e parë.
Ekitike, i cili u transferua nga Eintracht Frankfurt për një shumë prej 70 milionë eurosh, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të të ndeshjes. Ky ishte debutimi i tij i madh në Premier Ligë dhe ai tregoi menjëherë se mund të jetë një shtesë e vlefshme për sulmin e Liverpoolit.
Pas golit, sulmuesi francez bëri një dedikim emocionues për Diogo Jota, duke treguar me duar numrin 20 – numër ky që Jota mbante në fanellën e Liverpool. Një gjest që tregoi respekt dhe përkujdesje për ish-sulmuesin e Reds, i cili humbi jetën tragjikisht këtë verë.
Ky gol dhe performanca e Ekitike-s japin shpresë për tifozët e Liverpoolit se skuadra mund të ketë një sezon të fortë, ndërsa Reds kërkojnë ta mbrojnë titullin në Premier Ligë. /GazetaExpress/
Linku i golit