Hoxhë Enes Goga: Feja islame e ka prioritet shërbimin ndaj atdheut - Gazeta Express
string(65) "hoxhe-enes-goga-feja-islame-e-ka-prioritet-sherbimin-ndaj-atdheut"

Hoxhë Enes Goga: Feja islame e ka prioritet shërbimin ndaj atdheut

Gazeta Express

27/03/2023 23:23

Imami i Pejës, Hoxhë Enes Goga nuk është pajtuar që njerëzve t’u kërkohet që të zgjedhin mes fesë dhe kombit.

Ai ka thënë shtrimi i një pyetje të tillë përbën injorancë.

Lexo Edhe:

Goga ka deklaruar se feja islame promovon me prioritet shërbimin ndaj atdheut.

“Feja dhe edukimi i mirëfilltë fetar, s’po flas vetëm për besimin islam, por në këtë rast besimi islam meqë jemi 96%, kërkon lart në prioritete të jetë shërbimi ndaj atdheut”, ka deklaruar ai emisionin “Jo Majtas Djathtas” në T7.

“Asnjëherë në historinë shqiptare, nuk ka qenë feja pengesë. Ne përjashtojmë rastet e izoluara”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka thënë se feja i ka edukuar gjithmonë njerëzit që të jenë në shërbim të atdheut dhe shoqërisë.

“Ata që e kanë zgjedhur rrugën e mos-besimit, është e drejtë e tyre, por kjo nuk i bjen që ata gjithmonë kanë të drejtë. Çdo tentativë për të bërë një lloj ndarje, për mendimin tim tregon injorancë”, ka shkruar Hoxhë Goga. /GazetaExpress

VIDEO KËTU.