string(72) "hoxhaj-viziton-ne-hage-thacin-e-veselin-qendrojne-te-forte-e-me-dinjitet"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 19:08

Hoxhaj viziton në Hagë Thaçin e Veselin: Qëndrojnë të fortë e me dinjitet

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 19:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar në Hagë Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Ai këtë takim e përshkroi si emocional dhe të rëndësishëm për të.

Tutje Hoxhaj, tha se Thaçi e Veseli po përballen me dinjitet me sfida të mëdha.

“Sot isha në Hagë, pranë dy miqve të mi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Takimi me ta ishte emocional dhe i rëndësishëm për mua personalisht. Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi. Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron”, ka thënë Hoxhaj. /Gazeta Express