Hoxhaj takon ish-zyrtarin e DASH në Washington, e quan mik të tij dhe të Kosovës - Gazeta Express
string(79) "hoxhaj-takon-ish-zyrtarin-e-dash-ne-washington-e-quan-mik-te-tij-dhe-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 8:34

Hoxhaj takon ish-zyrtarin e DASH në Washington, e quan mik të tij dhe të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 8:34

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj është takuar në Washington me ish-zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasadorin Jonathan Moore, një nga kritikët më të zëshëm të qasjes së Kryeministrit Albin Kurti ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

Ka disa ditë që Enver Hoxhaj po qëndron në Washington D.C. dhe ka marr pjesë në Forumin ndërkombëtar për siguri, i cili u mbajt në Kongres Amerikan, ku edhe mbajti fjalim dhe kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Hoxhaj, mëngjesin e së enjtes, ka publikuar një fotografi me ambasadorin Jonathan Moore, duke e cilësuar atë si “një mik të tij dhe të Kosovës”.

Jonathan Moore, ish-zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe njohës i vjetër i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ka shprehur në disa raste kritika të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Albin Kurti, veçanërisht lidhur me qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Moore, pengesë kryesore për progresin është Prishtina, duke theksuar se qëndrimet e Kurtit kanë qenë negative, bllokuese dhe pa fleksibilitet politik.

Moore ka deklaruar se mungesa e progresit në dialog është e dukshme edhe për partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, dhe se Kosova ka humbur momentum në raport me aleatët e saj strategjikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement