Hoxhaj takon ambasadorin Szunyog: Të krijohen sa më parë institucionet, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit - Gazeta Express
string(111) "hoxhaj-takon-ambasadorin-szunyog-te-krijohen-sa-me-pare-institucionet-qytetaret-kane-nevoje-per-doren-e-shtetit"

Hoxhaj takon ambasadorin Szunyog: Të krijohen sa më parë institucionet, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 19:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, për proceset e rëndësishme që e presin vendin në vijim, zhvillimin e  dialogut Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimin rajonal.

Lexo Edhe:

Hoxhaj ka theksuar nevojën për konstituimin  e Kuvendit dhe formimin e menjëhershëm të qeverisë pas certifikimit të rezultateve, sepse qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit. Ai ka bërë të ditur që PDK-ja do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive.

“Rezultatet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit  dhe pjekuria politike e partive tregon që Kosova ka demokraci të konsoliduar dhe të fortë, karshi vendeve të rajonit.”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka inkurajuar PDK-në për të qenë opozitë konstruktive e pushtetit, gjë që për të cilën ka nevojë Kosova.