Hoxhaj: Republika kërkon përgjegjësi, jo krizë - Gazeta Express
string(44) "hoxhaj-republika-kerkon-pergjegjesi-jo-krize"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:18

Hoxhaj: Republika kërkon përgjegjësi, jo krizë

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:18

Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe duke dënuar ashpër sulmet ndaj këtij institucioni të pavarur.

Duke e nisur reagimin me citatin e njohur të Benjamin Franklin, “Një republikë, nëse mund ta mbani”, Hoxhaj theksoi se ruajtja e një republike kërkon përgjegjësi, respekt për Kushtetutën dhe gatishmëri për të mbrojtur rendin demokratik në çdo rrethanë.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është dëshmi e qartë se rendi kushtetues është sulmuar qëllimisht nga pushteti aktual, i cili ka vendosur krizën dhe bllokadën mbi ligjshmërinë.

Hoxhaj, ka shtuar se çdo sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm dhe vetëm respektimi i vendimeve të saj mund t’i japë fund krizës, kaosit dhe anarkisë në vend.