Hoxhaj: Qeveria Kurti është anti-evropiane dhe anti-perëndimore, po e zhyt Kosovën në izolim - Gazeta Express
string(90) "hoxhaj-qeveria-kurti-eshte-anti-evropiane-dhe-anti-perendimore-po-e-zhyt-kosoven-ne-izolim"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2024 19:05

Hoxhaj: Qeveria Kurti është anti-evropiane dhe anti-perëndimore, po e zhyt Kosovën në izolim

Lajme

Gazeta Express

22/05/2024 19:05

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë, tregojnë sa keq është zhytur Kosova ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lajmi i fundit sot është se Spanja, Norvegjia dhe Irlanda thanë se do të njohin një shtet të pavarur palestinez.

Lexo Edhe:

“Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe dështimin në marrje të një njohje të vetme, kjo tregon sa keq është zhytur Kosova ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit!”, ka shkruar Hoxhaj.

“Thelbi i problemit politik që ka Kosova është marrë peng nga Albin Kurti duke mashtruar opinionin sesa që është e shqetësuar për rreshtimin e gabuar gjeopolitik, nën udhëheqjen e kësaj qeverie anti-evropiane dhe anti-perëndimore, që për qëllim ka rrënimin e gjithë asaj që është ndërtuar më 1999 dhe 2008 në Kosovë!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.