string(44) "hoxhaj-per-bukoshin-e-deshi-kosoven-me-zemer"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:32

Hoxhaj për Bukoshin: E deshi Kosovën me zemër

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:32

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdeljen e ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në Ekzil, Bujar Bukoshi.

Hoxhaj, në ngushëllimin e tij thotë se Bukoshi nuk u tërhoq edhe kur Kosova ishte në periudhat më të vështira, sepse e deshi me zemër vendim tonë.

“Lamtumirë, Kryeministër! Në një nga periudhat më të vështira për Kosovën, ti nuk u tërhoqe. E deshe me zemër Kosovën dhe i qëndrove besnik idealit të saj për liri dhe shtetësi. Me urtësi, vendosmëri dhe veprime konkret, i dhe drejtim dhe shpresë një populli në kërkim të dinjitetit dhe të ardhmes. Sot, në ndarjen tënde nga jeta, Kosova nderon një nga njerëzit e saj më të përkushtuar”, ka shkruar Hoxhaj.

“U prehsh në paqe, Bujar Bukoshi!”, ka shkruar më tutje ai