Hoxhaj pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit: Për Kosovën politika e jashtme e mençur dhe rritja e kapaciteteve të sigurisë duhet ta kenë primatin - Gazeta Express
string(142) "hoxhaj-pas-sulmit-te-iranit-ndaj-izraelit-per-kosoven-politika-e-jashtme-e-mencur-dhe-rritja-e-kapaciteteve-te-sigurise-duhet-ta-kene-primatin"

Hoxhaj pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit: Për Kosovën politika e jashtme e mençur dhe rritja e kapaciteteve të sigurisë duhet ta kenë primatin

Lajme

Gazeta Express

14/04/2024 10:36

Enver Hoxhaj nga PDK ka thënë se sulmi i Iranit mbi Izraelin, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, “janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, sëbashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore”.

Ai ka shtuar se kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë.

Lexo Edhe:

“Sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, sëbashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore! Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!”, ka shkruar Hoxhaj.