string(71) "hoxhaj-kurti-eshte-antiamerikan-me-9-shkurt-i-vjen-fundi-kesaj-politike"

Hoxhaj: Kurti është antiamerikan, me 9 shkurt i vjen fundi kësaj politike

Lajme

Gazeta Express

07/02/2025 23:52

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me 9 shkurt do t’i vijë fundi politikës së Kurtit.

Hoxhaj potencoi se Kurti është një antiamerikan.

Lexo Edhe:

“Kemi një kryeministër që prej fillimit e deri në ditët e tij të fushatës anti-amerikan, anti-perëndimorë. Me 9 shkurt do t’i vjen fundi edhe kësaj sjellje politike”, tha Hoxhaj, në Rubikon.

Tutje, ai tha se mënyra si është shprehur Kurti në fushatë është e paprecedentë.

“Fushata mendoj që ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Mënyra si është sjellë Kurti ka qenë e paprecedentë, nga foltoret e fushatave zgjedhore ka goditë mediet, ka goditë opozitën e sektorin privat”, tha Hoxhaj.