Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurit nuk janë duke u përplasur për ndonjë dallim të madh sa i përket orientimit strategjik të Kosovës apo diçka të një niveli të tillë, por për atë se kush nuk i beson kujt.
Hoxhaj ka thënë se ky nivel mosbesimi në mes të Kurtit dhe Osmanit duhet të përcillet edhe me mosbesim të qytetarëve ndaj Kurtit dhe Osmanit.
“Ky duhet të përcillet me mosbesim që duhet ta tregojnë qytetarët ndaj kësaj klase politike që po e drejton vendin prej 2019-ës. S’ka dallim mes Kurtit dhe Osmanit”, ka deklaruar Hoxhaj në Frontal./Express/