Hoxha për masat e finales: Zhdukën shqiptarët, Tiranën ua lamë italianëve dhe holandezëve - Gazeta Express
string(87) "hoxha-per-masat-e-finales-zhduken-shqiptaret-tiranen-ua-lame-italianeve-dhe-holandezeve"

Hoxha për masat e finales: Zhdukën shqiptarët, Tiranën ua lamë italianëve dhe holandezëve

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2022 22:15

Gazetari Artan Hoxha ka shprehur rezervat e tij për mënyrën e organizmit të Conference League, kompeticioni i rëndësishëm i UEFA që u zhvillua në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në studion e “Log.”, duke iu referuar masave që u morën në kuadër të ndeshjes, gazetari thotë se atë ditë qytetarët e Tiranës “u zhdukën”, siç e quan ai. Sipas gazetarit, pikë së pari duhet të ishte festë për Tiranën, por kryeqytetasit nuk e shijuan, pasi iu mohua aksesi.

Lexo Edhe:

“Gjatë këtij muaji kam parë një gjysmë finale Champions League në stadium, të shtunë kam parë finalen e kupës së Greqisë, sot do isha duke parë finalen e kupës së Kosovës dhe të dielën do të jem në Mal të Zi. Nuk isha as te titulli i Tiranës dhe as te finalja e Kupës së Shqipërisë. Ishte vërtetë festë për ata që erdhën. Duke qenë inferiorë ne zhdukëm shqiptarët atë ditë dhe e lamë qytetin vetëm për holandezët dhe italianët. Nga Kodra e Diellit nuk vija dot. Taksitë atë ditë nuk kanë hyrë dot. Atë ditë bulevardi ishte bosh.

E di sa nga ata që kanë marrë leje për të tregtuar janë bërë pishman. Italianët ndryshe nga holandezët nuk pinin birra. Italianët që takova unë donin të ishim në qytet, jo te pylli. Kjo së pari ishte festë për Tiranën dhe tiranasve iu mohua kjo gjë. Me masat që morën me, me atë idenë fikse që duhet t’i bëjmë çdo gjë mikut, është festë për ne njëherë. Polici që nuk të linte të hyjë në bulevard po të mos kishe biletë. Në qytet u ndalua shërbimi urban. Së pari kjo duhet të ishte festë për banorët e Tiranës. Nuk e shijoi qyteti. Ne me inferioritetin që kemi u kujdesëm më shumë për holandezët dhe italianët”, tha ai.

Gazetari u ndal në një tjetër problematikë, ajo e shitjes së biletave. Hoxha thotë se biletat dolën në treg të zi me çmime shumë të larta dhe për këtë arsye nuk u mbush stadiumi “Air Albania”.

“Unë si Artan nuk pata mundësi të isha. Federata ata bileta që kishte mundësi kishte ua dha kujt deshi. Unë po të te kam parë Reali  dhe nuk pashë dot këtë në Tiranë. Më është ofruar 1 mijë euro bileta. Prandaj ë stadium pati vend e bosh se dolën bileta në treg të zi. Çmimin zyrtar e kishte 30 euro”, tha ai.

Megjithatë, thekson gazetari, ky event i rëndësishëm Shqipërisë i shërbeu për marketing, pasi ndeshja u transmetua në qindra vende të botës.

“Sigurisht që ishte një event që i shërbeu Shqipërisë për marketing. Në makro kemi fituar një imazh për vendin sigurisht. Por duke u kthyer te problematikat tona, ato që donin shqiptarët kjo nuk ndodhi. Kam kontaktuar rreth orës 5 pasdite, i kam marrë nga Tajvani deri te Presidenca ato pikat që shisnin. Ishin bërë pishman se vetëm ata te pedonalja ku ishin holandezët po shisnin, sepse italianët nuk pinë sa ata. Sigurisht kjo është hera e parë dhe kur të luhet një tjetër është eksperiencë. Në total ishte një marketing i mirë. Por qytetarët e Tiranës nuk e shijuan siç duhej”, u shpreh Hoxha.

Finalja e Conference League u zhvillua më 25 maj në Tiaranë mes Romës dhe Feynoordit. Në stadiumin “Air Albania”, triumfuan romanët e José Mourinho./abcnews.al