Hoxha nga Shipoli kundër tatuazheve: Haram, kanë ra pre e kurtheve të shejtanit - Gazeta Express
string(78) "hoxha-nga-shipoli-kunder-tatuazheve-haram-kane-ra-preh-e-kurthave-te-shejtanit"

Hoxha nga Shipoli kundër tatuazheve: Haram, kanë ra pre e kurtheve të shejtanit

Syzana Hajradini

24/01/2020 15:09

Kur flasim për trende, padyshim se në këtë hyjnë edhe tatuazhet, të cilat sidomos viteve të fundit, po praktikohen në masë të madhe në Kosovë.

Nga krijuesit e tyre cilësohen si art në trupin e njeriut, të cilat kanë një kod, një mesazh, emocion e kuptim me vlerë për ata të cilët i bartin, raporton emisioni #gjesi në T7.

Lexo Edhe:

Ndonëse për shumëkënd tatuazhet janë art i realizuar në trupin e njeriut, ka të tjerë që ato i konsiderojnë të panevojshme, e madje në fenë islame ato janë një mëkat.

 “Kjo kryekëput është haram, haram, haram të cilën e ka ndalu Allahu Pejgamberi i tij, u shpreh ndër tjerash imami i xhamisë në Shipol, Fatmir Latifaj.

Por, Qëndresa Kastrati, e cila punon si financiere në sektorin e organizatave joqeveritare, shprehet se është e drejtë elementare e secilit që të vendosë për trupin e vet, duke mos e ndërlidhur një gjë të tillë me aspektin fetar.

Ajo aktualisht ka tri tatuazhe.

Ndërsa, sipas sociologut Leotrim Sahiti, përmes tatuazheve njerëzit shpërfaqin personalitetin e tyre, shpërfaqin preferencat që kanë ndaj personalitetit të tyre dhe ndaj personave të dashur, por nganjëherë përmes tatuazheve shpërfaqin edhe të kaluarën e tyre dhe atë që kanë përjetuar. Sipas tij, ky trend në Kosovë është në rritje.

Trendi i tatuazheve në Kosovë ka filluar të marrë hov në dekadën e fundit e sidomos te këngëtarët tanë. Dafina Zeqiri, Mozzik, Loredana, Getinjo, Bim Bimma e Fero, janë ndër artistët që kanë më së shumti tatuazhe. Por edhe për këtë imami i xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj, ka një përgjigje.

“Ne jemi tu jetu në një epokë ku jemi tu u ballafaqu me një situatë ku njerëzit tanë, fëmijët tanë, po na i marrin model të degjeneruarit. Edhe pse ata thirren VIP, VIP, qysh mundet me kon VIP larg rrugës së Zotit, qysh munet me kon VIP argat i dreqit me tatoo, i largum komplet prej rrugës së zotit”, u shpreh ai.

E një prej artistëve që ka disa tatuazhe në trupin e tij është edhe Gold Ag. Ai pikërisht për shkak të aspektit fetar është penduar për vendimin që ka marrë, në kohën, siç e quan ai, të rinisë.

Tatuazhet praktikohen nga gjeneratat e ndryshme dhe shumica prej tyre e cilësojnë si vulë në trupin e tyre. /GazetaExpress/