Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE - Gazeta Express
string(87) "hoxha-ne-senatin-e-spanjes-mbeshtetje-e-vazhdueshme-per-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:06

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:06

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me Zëvendëskryetarin e Parë, z. Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Hoxha njoftoi në rrjetin social X se “në takime u zhvilluan diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë“.

Me anëtarët e Senatit u  rikonfirmua angazhimi i  përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare“, shkroi Hoxha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement