Hoxha: Dalja e të dhënave dhuratë për krimin ordiner, çfarë pritet të ndodhë - Gazeta Express
string(74) "hoxha-dalja-e-te-dhenave-dhurate-per-krimin-ordiner-cfare-pritet-te-ndodhe"

Shqiperi

Gazeta Express

29/12/2021 14:36

Hoxha: Dalja e të dhënave dhuratë për krimin ordiner, çfarë pritet të ndodhë

Shqiperi

Gazeta Express

29/12/2021 14:36

Për gazetarin Artan Hoxha publikimi i të dhënave të qytetarëve shqiptarë më shumë do t’i shërbejë krimit ordiner. Në studion e ABC Live gazetari tha se krimi i organizuar ka pasur gjithnjë akses te këto të dhënat sensitive, madje edhe në sistemin Tims.

“Bota e krimit nuk e ka pasur të vështirë të marrë informacion. Kjo i ka dhënë akses edhe krimit ordiner tani. Krimi i organizuar të merr Timsin, të grabit dosjen e prokurorit në zyrë.

Ne jemi në këtë situatë pa ndodhur kjo gjë. Ngjarjet ordinere mund të shtohen me këtë. Kjo q ndodhi është diskreditim i shtetit shqiptar. Shqipëria është një nga shtete që hakohet më pak, sepse ne akoma nuk jemi futur aty. Nuk jemi një vend që teknologjia mbizotëron.

Sot diskutohen a i nxori Tatimet, drejtoria e targave. Jo ata që i kanë marrë i kanë marrë te ky serveri qendror që i ka të gjitha të dhënat”, u shpreh ai.

Hoxha shton më tej se ky skandal zbuloi të tjera fenomene, duke filluar që nga sektori i medias. Gazetari thotë gjithashtu se u zbulua sesa keq paguhet administrata dhe se mbi 300 mijë shqiptarë marrin një pagë qesharake.

“Unë them bravo i qoftë atij që i nxorri se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.