Hovenier pas takimit me Rakiq: Ia kujtova disa qëndrime të Amerikës për reciprocitetin - Gazeta Express
string(86) "hovenier-pas-takimit-me-rakiq-ia-kujtova-disa-qendrime-te-amerikes-per-reciprocitetin1"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2022 12:14

Hovenier pas takimit me Rakiq: Ia kujtova disa qëndrime të Amerikës për reciprocitetin

Lajme

Gazeta Express

04/08/2022 12:14

Pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në vend, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shkuar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq.

Pas takimit me të, Hovenier në një prononcim për media tha se Rakiqit ia ka bërë me dije qëndrimin që ka SHBA në disa çështje.

Lexo Edhe:

“I rikujtova atij disa nga pozicionimet e SHBA-së në këto çështje, përfshirë edhe për masat e reciprocitetit që i ka marrë Qeveria e Kosovës. Nga perspektiva jonë ato konsistojnë me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Hovenier, raporton Gazeta Express.

Ai tha se gjithashtu kanë folur edhe për shqetësimet që ka komuniteti serb në Kosovë.

Hovenier foli edhe për rëndësinë e takimit të nivelit të lartë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“U pajtuam për rëndësinë që ka një takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Burksel, këtë muaj dhe nevojën për të gjetur disa mënyra që të deeskalojnë disa nga këto çështje”.