Hovenier pas takimit me Kurtin: S'mund të them që ia ndryshova pozicionin, por patëm diskutim të mirë - Gazeta Express
string(98) "hovenier-pas-takimit-me-kurtin-smund-te-them-qe-ia-ndryshova-pozicionin-por-patem-diskutim-te-mire"

Hovenier pas takimit me Kurtin: S’mund të them që ia ndryshova pozicionin, por patëm diskutim të mirë

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 16:48

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Hovenier ka thënë se në këtë takim kanë folur në mënyrë specifike për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe se ka ripërsëritur qëndrimin dhe kërkesat e SHBA-së të cilat janë shprehur edhe nga Sekretari Amerikan, Antony Blinken.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se është urgjente të merren hapa për de-eskalim të situatës.

Për të arritur de-eskalimin Hovenier thotë se tre kryetarët duhet të punojnë nga objekte alternative dhe që policia e Kosovës të largohet nga objektet e Komunave.

I pyetur nëse kanë arritur që ta bindin kryeministrin Albin Kurit për një gjë të tillë, Hovenier ka thënë se s’mund të thotë që ia kanë ndërruar Kurtit mendjen, por që kanë pasur një diskutim të mirë.

“I kam përsëritur qëndrimin amerikan për atë çfarë duhet të ndodhë, e që është se ne nuk shohim nevojë që në këtë kohë tre kryetarët të ushtrojnë detyrën e nga ato objekte dhe nuk besojmë që do të jetë kontribuese që policia e kosovës të jetë në objekte”, ka thënë Hovenier./Express/