Hovenier pas takimit me Kurtin: Kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit - Gazeta Express
string(117) "hovenier-pas-takimit-me-kurtin-kemi-nje-kerkese-standarde-qe-kryeministri-te-punoje-me-ne-per-zbatimin-e-asociacionit"

Hovenier pas takimit me Kurtin: Kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit

Lajme

Gazeta Express

20/03/2023 12:35

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që pati me Kurtin, tha se ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar nga kryeministri që të punojë me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.

Lexo Edhe:

Ai theksoi se pritjet e ShBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.

“Pritjet e ShBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka shtuar ai.