Hovenier kërkon që Kosova t’i zbatojë obligimet nga marrëveshjet – pavarësisht se çfarë bën Serbia - Gazeta Express
string(95) "hovenier-kerkon-qe-kosova-ti-zbatoje-obligimet-nga-marreveshjet-pavaresisht-se-cfare-ben-serbia"

Ballina

Gazeta Express

29/02/2024 18:38

Hovenier kërkon që Kosova t’i zbatojë obligimet nga marrëveshjet – pavarësisht se çfarë bën Serbia

Ballina

Gazeta Express

29/02/2024 18:38

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë kosovarë të enjten, përfshirë Gazetën Express, ka thënë se Kosova duhet t’i zbatojë obligimet e saj nga Marrëveshja e Bazike dhe Aneksi i Ohrit, pavarësisht se çfarë bën Serbia. Sipas tij, në këtë mënyrë Kosova do të përfitonte në rrugën e saj drejt NATO’s, BE’së dhe anëtarësimit në Këshill të Evropës.

 “Kosova do të përfitonte shumë nëse lëviz përpara me impelementimin e plotë të zotimeve në të cilat ka hyrë me Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Implementimit, pavarësisht se çfarë bën Serbia. E dimë se Serbia ka obligime për t’i përmbushur nga të cilat përfiton Kosova, por të gjitha këto gjëra që duam t’i shohim për Kosovën, lëvizjen drejt NATO’s, drejt BE’së, anëtarësimin në Këshill të Evropës, avancimi në këtë trajektore është i lehtë nëse i përgjigjet zotimeve në të cilat ka hyrë: siç janë  themelimi i Asociacionit ose së paku dërgimi i draft statutit që e kemi propozuar në Gjykatë Kushtetuese,  e që besojmë se i respekton vijat e kuqe , pa kompetenca ekzekutive, pa ndryshim të Kushtetutës së Kosovës , pa Republika Srpska. Pra, të dërgohet tani në Gjykatë Kushtetuese, në mënyrë që Gjykata ta thotë se a është në pajtim me kushtetutën” ka thënë Hovenier.

Lexo Edhe: