House of the Dragon thyen rekorde me një mesatare prej 29 milionë shikues për episode - Gazeta Express
string(85) "house-of-the-dragon-thyen-rekorde-me-nje-mesatare-prej-29-milione-shikues-per-episode"

TV/Film

Gazeta Express

21/09/2022 22:44

House of the Dragon thyen rekorde me një mesatare prej 29 milionë shikues për episode

TV/Film

Gazeta Express

21/09/2022 22:44

House of the Dragon vazhdon që të këtë një audiencë të madhe pasi që seriali që i paraprin ngjarjeve të Game of Thropnes tani ka një mesatare për 29 milionë shikues për episode…kurse javën e pestë pati një rritje prej tre për qind

Derisa çdo serial tregon për shikuesi pas një sezoni, siç ndodh rëndom, prodhimi i HBO-së, Hous of the Dragon është duke vepruar ndryshe.

Lexo Edhe:

Episodi i pestë duket së është më i famshme për serialin pararendës të Game of Thrones – që është xhiruar 172 vite para serisë origjinale – që ka marrë tre për qind më shumë së episodi i katër, sipas Variety.

Po ashtu është treguar që pesë episodet e parë të sezonit të parë kanë një mesatare të madhe shikimi prej 29 milionë shikuesve, përmes platformave transmetuese të HBO deri me tani.

Të dhënat e Nielsen treguan që 2.576 milionë shikues e shikuan episodin e pestë vetëm në linjën e katër të HBO, e cila shënon vetëm gjysmën e këtij sezoni të House of the Dragon.

Kjo linjë shënon një rritje prej 4 për qind nga 2.474 milionë të cilët e shikuan episodin e katër të House of The Dragon në linjën e katër.

Të dhënat totale nga të gjitha linjat e transmetimit nuk janë dhënë, megjithatë burime të ndryshme i kanë thënë Variety që rritja ishte 3 për qind më shumë se javën e kaluar.

Premier e House of the Dragon është parë nga 10 milionë teleshikues në të gjitha platformat, me episodin e dytë që kishte një rritje të vogël, në 10.2 milionë teleshikues.

Të dhënat për episodin e tretë nuk janë bërë të ditura, por besohet se ai humbi 1 milionë shikues në linjat lineare të transmetuesve kabllor.

Megjithatë, episodi katër pati një rritje prej 5 për qind në të gjitha platformat me episodin e pestë që pati edhe një rritje më të madhe, shikueshmëria pritet të jetë edhe më e madhe në episodet e rinj.

Megjithatë, ka mundësi që të këtë një kapërcim kohor – ndoshta më i madhe që është bërë në një serial gjatë kësaj dekade – që mund të ndryshojë strukturën e ku disa aktor do të zëvendësohen me aktorë më të vjetër.

Olivia Cooke do ta zëvendësojë Emily Carey e cila do ta luanë tashmë mbretëreshën më të vjetër Alicent, teksa Emma D’Arcy mund ta zëvendësojë të preferuarën e fansave Milly Alcock  e cila luan rolin e princeshës Rhaenyra Targaryen.

Por deri me tani nuk ka indikacione nëse do të këtë një kapërcim kaq të madh kohorë pasi që gjysma e sezonit të parë ka kaluar.

Në House of the Dragon po ashtu luajnë : Paddy Considine në rolin e mbretit Viserys Targaryen, Matt Smith që luan rolin e vëllait të tij “dinak”, princit Daemon dhe Rhys Ifans që është në rolin e Ser Otto Hightower.

Seriali tashmë ka kontraktuar një sezon të dytë në HBO, edhe pse tani thuhet se ka pasur një ndryshim kreativ.

Miguel Sapochnik, i cili ka qenë regjisor i sezonit të parë pilot dhe ka shërbyer si bashkë krijues i serisë me Ryan Condal, ka dhënë dorëheqje dhe nuk do ta punojë sezonin e dytë. /GazetaExpress/