Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur secila fazë e procesit bazohet në ligj e Kushtetutë - Gazeta Express
string(83) "hoti-zgjedhjet-jane-te-lira-kur-secila-faze-e-procesit-bazohet-ne-ligj-e-kushtetute"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 17:53

Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur secila fazë e procesit bazohet në ligj e Kushtetutë

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 17:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas vendimit të djeshem të KQZ-së për moscertifikim të listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Nisma e AAK-së, ka thënë se zgjedhjet janë të lira atëherë kur procesi zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë, raporton Gazeta Express.

Ky reagim i Hotit vjen pasi KQZ-ja ka marrë vendim që të moscertifikohen lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe NISMA-së.

Lexo Edhe:

Si pasojë e këtij vendimi, pati zhurmë të madhe për procesin e zgjedhjeve si dhe nga partitë të cilat nuk u certifikuan nga KQZ për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se çdo fazë e procesit duhet të bazohet në ligj dhe kushtetutë.

“Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë”, ka shkruar Hoti.