Hoti ua tregon deputetëve vendimet që Qeveria i mori kundër COVID-19 - Gazeta Express

Hoti ua tregon deputetëve vendimet që Qeveria i mori kundër COVID-19

Lajme

Gazeta Express

13/07/2020 17:14

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka raportuar sot para deputetëve lidhur me masat që ka marrë qeveria për të mos lejuar përhapjen e mëtejme të pandemisë, raporton Gazeta Express.

Hoti ka njoftuar deputetët për vendimet që ka marrë qeveria lidhur me kufizimin e lëvizjes në disa komuna.

Gjithashtu, ai tha se që nga sot edhe bartja e maskave është bërë obligative.

“Vendimi parasheh edhe hyrjet e daljet për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjës. Të gjitha këto masa kanë për synim zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit”, ka thënë Hoti.

Ai tha se kanë listuar një varg autorizimesh për MSH’në për ngritjen e kapaciteteve mjekësore, derisa, ka përmendur disa prej tyre.

“Kemi fillu procedurën për pajisje me furnizim me 100 mijë teste virologjike, vaksinë për gripin sezonal. Po punojmë sikur cdo qeveri për mundsie të reaizimit të një para kontrate për mundësinë e porositjes së vaksinës dhe terapisë për COVID”, tha Hoti.

Kryeministri ka thënë se për stafin shëndetësor do të ketë pagesë shtesë, pasi që Ligji për Paga është kthyer nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk do të përjashtohet ndjekja e procedurave për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, do të jemi para jush që të ju njoftojmë për veprimet që do të marrim. Po i përcjellim protokollet sikur cdo vend tjetër”, tha Hoti./GazetaExpress/