Hoti: Të hiqet tarifa famoze, çdo opsion tjetër rrezikon të ardhmen - Gazeta Express
string(65) "hoti-te-hiqet-tarifa-famoze-cdo-opsion-tjeter-rrezikon-te-ardhmen"

Hoti: Të hiqet tarifa famoze, çdo opsion tjetër rrezikon të ardhmen

Gazeta Express

27/02/2020 15:52

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka shkruar se mosheqja e taksës dëmton raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Hoti thotë se përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamikën e negocimit.

Lexo Edhe:

“Qëndrim i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog. Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bart legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare”, shton ai.

Hoti ka thënë se tarifa për mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pakapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtar, e se Kosova rrezikon të izolohet nëse nuk hiqet kjo masë.

“Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, ka shkruar zëvendëskryeministri. /Express/