Hoti takon zyrtarët e DFC-së, flasin për autostrada, hekurudha dhe sektorin e energjisë - Gazeta Express
string(85) "hoti-takon-zyrtaret-e-dfc-se-flasin-per-autostrada-hekurudha-dhe-sektorin-e-energjise"

Hoti takon zyrtarët e DFC-së, flasin për autostrada, hekurudha dhe sektorin e energjisë

Gazeta Express

24/09/2020 18:23

 Kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së), Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanovic, bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilët ka diskuar për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua në fusha të veçanta, respektivisht në projektet kapitale, si: autostrada, hekurudha dhe energjia”, ka thënë Hoti.

Lexo Edhe:

Po ashtu, kreu i ekzekutivit ka falendëruar partnerët amerikanë për kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke marrë shkas edhe nga efikasiteti i tyre i jashtëzakonshëm për jetësimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike në mes dy vendeve./Express/