Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptar - Gazeta Express
string(43) "hoti-sot-eshte-dite-feste-per-cdo-shqiptare"

Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptar

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 9:37

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë nderime sot te monumeti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe tek shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, raporton Express.

Hoti tha se kjo është ditë feste për çdo shqiptarë dhe se këto homazhe po i bëjnë për të treguar nderime ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Lexo Edhe:

“Sot është ditë feste për çdo shqiptar. Është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin idenfitikohet Nëntori i parë, që është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve. Homazhet i vazhduam edhe te shtatorja e Presidentit brahim Rugova dhe tash do të vazhdojmë edhe në Prekaz, për të treguar nderime ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot”, ka thënë Hoti./Express