Hoti reagon pas vendimit të Gjykatës Komerciale për tregun e lirë të energjisë: Jo vetëm që i vjen era, por kundërmon - Gazeta Express
string(115) "hoti-reagon-pas-vendimit-te-gjykates-komerciale-per-tregun-e-lire-te-energjise-jo-vetem-qe-i-vjen-era-por-kundermon"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:05

Hoti reagon pas vendimit të Gjykatës Komerciale për tregun e lirë të energjisë: Jo vetëm që i vjen era, por kundërmon

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:05

Ish-kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i habitur me, siç ka thënë ai, entuziazmin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) pas verdiktit të Gjykatës Komerciale që legjitimon tregun e lirë të energjisë elektrike.

Gjykata Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë, të martën vendosi në favor të ZRRE-së për hedhjen në treg të hapur të energjisë të një mijë e 300 bizneseve.

Hoti tha se entuziazmi i ZRRE-së për këtë vendim është i habitshëm.

“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?!”, tha Hoti të mërkurën në një shkrim në Facebook.

Deputeti i LDK-së tha se kësaj situate, jo vetëm që po i vjen era, “por kundërmon”.

“Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, tha Hoti.