Hoti premton ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare - Gazeta Express
string(62) "hoti-premton-ndertimin-e-stadiumeve-me-standarde-nderkombetare"

Hoti premton ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare

Gazeta Express

03/06/2020 12:22

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka premtuar se sporti do të jetë në mesin e prioriteteve të qeverisë së tij, përderisa ka thënë se do të ndërtojë stadiume me standarde ndërkombëtare.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet qeveria e re në krye në Avdullah Hoti, ky i fundit e ka lexuar ekspozenë e tij para deputeteve të pranishëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hoti ka thënë se dy prioritetet e para do të jenë lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e Kosovës.

Megjithatë, në mes të tjerash, ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, foli edhe për sportin, duke premtuar ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare.

“Sporti do të jetë prioritet yni në qeverisjen e re. Ne do të punojmë edhe në ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare”, ka thënë Avdullah Hoti.

Qeveria e ardhshme do të formohet pas koalicionit në mes të LDK-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate dhe Listës Serbe. /Gazeta Express/