Hoti pas takimit me Macron: Franca e përkushtuar ta mbështes Kosovën në dialogun më Serbinë që duhet të çojë në njohje - Gazeta Express
string(120) "hoti-pass-takimitt-mee-macron-franca-e-perkushtuar-ta-mbeshtes-kosoven-ne-dialogun-me-serbine-qe-duhet-te-coje-ne-njohje"

Gazeta Express

07/07/2020 17:03

Hoti pas takimit me Macron: Franca e përkushtuar ta mbështes Kosovën në dialogun më Serbinë që duhet të çojë në njohje

Gazeta Express

07/07/2020 17:03

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Thotë se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Kosovën në dialogun me Serbinë.

Hoti ka publikuar disa fotografi nga takimi në pallatin presidencial të Francës. Ai pas takimit me Macronin shkruan për raportet mes Kosovës e Francës.

Lexo Edhe:

“Shumë i nderuar me pritjen nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Raportet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyeshme dhe ne jemi falëndërues për përkrahjen e saj. Përpektiva e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet në këtë pjesë të Evropës” , ka shkruar Hoti në Twitter.

Tutje ai shton se ka marrë përkrahjen e presidentit francez për dialogun Kosovë – Serbi.

“Franca zotohet se do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të çojë në njohje të dyanshme dhe normalizim të raporteve” , thuhet tutje në postimin e tij. /Express/