Hoti nesër në Tiranë, Kryeministria zbulon agjendën - Gazeta Express
string(50) "hoti-neser-ne-tirane-kryeministria-zbulon-agjenden"

Hoti nesër në Tiranë, Kryeministria zbulon agjendën

Gazeta Express

02/07/2020 15:03

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit Edi Rama, raporton Gazeta Express.

Me anë të një njoftimi nga Qeveria kanë bërë të ditur takimet që nesër do t’i ketë Hoti në Tiranë.

Lexo Edhe:

Takimi i parë i Hotit do të jetë me kryeministrin Rama në ora 10:00 në Pallatin e Brigadave. Pas takimit Hoti dhe Rama do të flasin para gazetarëve.

Përvec me Ramën, Hoti do të mbajë edhe disa takime tjera me liderë në vend./Express/

Të gjitha takimet që do të mbajë nesër Hoti në Tiranë:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

VENDI: Pallati i Brigadave

11:15-  Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

VENDI: Zyra e Kryetarit të PD