Hoti në tapetin e kuq, detyrën ia dorëzon tjetër kush në vend të Kurtit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/06/2020 9:15

Hoti në tapetin e kuq, detyrën ia dorëzon tjetër kush në vend të Kurtit

Lajme

Gazeta Express

04/06/2020 9:15

Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti, krejtësisht i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës.

Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti ka nisur ditën e parë të punës si i pari i ekzekutivit.

Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, ani pse sipas protokollit është dashur t’i dorëzohet nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Pak minuta pas marrjes së detyrës, Hoti pritet të mbledhë kabinetin e ri qeveritar për të mbajtur mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit.