Hoti në Mynih: Mundësi e mirë për të lobuar - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

14/02/2020 15:25

Hoti në Mynih: Mundësi e mirë për të lobuar

Lajme

Gazeta Express

14/02/2020 15:25

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih, raporton Gazeta Express.

Hoti ka shkruar në Facebook se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar vendet mike dhe lobuar.

“Në hapje të Konferencës së Sigurisë të Mynihut, ngjarja më e rëndësishme në botë dhe në fushën e sigurisë, me mundësi të jashtëzakonshme për të takuar vendet mike dhe lobuar. Falënderime ambasadorit z.Ischinger për ftesën”, ka shkruar Hoti.

Në këtë konferencë janë duke marrë pjesë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca./Express/