Hoti mban fjalim në Kuvend, reagojnë nga Vetëvendosja - Gazeta Express
string(53) "hoti-mbane-fjalim-ne-kuvend-reagojne-nga-vetevendosje"

Hoti mban fjalim në Kuvend, reagojnë nga Vetëvendosja

Gazeta Express

03/06/2020 12:16

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, momentalisht në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është duke shpalosur prioritetet e qeverisjes së tij, nëse do të zgjidhet sot në krye të ekzekutivit, raporton Gazeta Express.

Në seancë, ndërkaq, nuk po marrin pjesë deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

Megjithatë, duket se ata po e ndjekin fjalimin e të propozuarit për kryeministër.

Kjo pasi që gjatë fjalimit të Hotit, kanë reaguar në partinë që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, ka shkruar shkurtimisht në Facebook “Ec e beso”, derisa Hoti po prezantonte programin qeverisës. /Express/