Hoti: LDK’ja nuk e voton propozimin e sotshëm të Kurtit - Gazeta Express
string(56) "hoti-ldkja-nuk-e-voton-propozimin-e-sotshem-te-kurtit-ge"

Gazeta Express

27/02/2020 21:47

Hoti: LDK’ja nuk e voton propozimin e sotshëm të Kurtit

Gazeta Express

27/02/2020 21:47

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e sotshëm të Kurtit për heqjen e taksës.

“LDK’ja nuk e voton në mbledhjen e qeverisë propozimin e Kurtit për heqjen e taksës”, është shprehur Hoti.

Lexo Edhe:

Hoti tutje tha se “Nëse Serbia nuk reflekton, ne shkojmë me masën e reciprocitet”.

Gjithashtu Hoti tha se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog.

“Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun”, është shprehur Hoti.

 “Java tjetër është momentum i rëndësishëm në zhvillimin e dialogut”, shtoi Hoti.