string(63) "hoti-ky-pushtet-e-ka-humbur-rrugen-dhe-duhet-larguar-sa-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2023 19:09

Hoti: Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë

Lajme

Gazeta Express

18/08/2023 19:09

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që ky pushtet të largohet sa më parë pas arrestimeve të fundit në Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, shkruan Gazeta Express.

Hoti ka thënë se me rezervat shtetëror është bërë Pazar me persona privat.

“Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media). Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore. Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”. /Gazeta Express/

aaaaa