Hoti: Ju thoni papunësia 10%, por s’e keni rritë punësimim - njerëzit kanë imigru jashtë dhe s’janë më në shifra - Gazeta Express
string(105) "hoti-ju-thoni-papunesia-10-por-se-keni-rrite-punesimim-njerezit-kane-imigru-jashte-dhe-sjane-me-ne-shifra"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 14:34

Hoti: Ju thoni papunësia 10%, por s’e keni rritë punësimim – njerëzit kanë imigru jashtë dhe s’janë më në shifra

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 14:34

Avdullah Hoti i Lidhjes Demkratike të Kosovës gjatë seancës ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektbuxheti 2026, pati një sërë kritikash ndaj pushtetit të Vetëvendosjes, për çka u ndal edhe te, sipas tij “hiles” së Vetëvendosjes në pretendimet për ulje të papunësisë.

“Ju krenoheni me atë programin Superpuna. Në vend që me pas politika për promovim të punësimit dhe industriale. Dhe ja argumenti. Ju thoni papunësia ka ra në 19%. Por, punësimi nuk është rritë.

Sepse njerëzit kan imigru jashtë (vendit) dhe nuk janë më në shifra. Sepse kanë shku jsahtë. Nuk i ke te shifrat e punësimit ata që nuk i te shifrat a punësisë. Fshatra të tëra janë zbrazur në vite të tëra e fundit”, tha Hoti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement