Hoti: Inflacioni po gërryen paratë e familjeve kosovare, rryma e derivatet janë shtrenjtuar, Kosova prinë në rajon për emigrim - Gazeta Express
string(123) "hoti-inflacioni-po-gerryen-parate-e-familjeve-kosovare-rryma-e-derivatet-jane-shtrenjtuar-kosova-prine-ne-rajon-per-emigrim"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2026 15:50

Hoti: Inflacioni po gërryen paratë e familjeve kosovare, rryma e derivatet janë shtrenjtuar, Kosova prinë në rajon për emigrim

Lajme

Gazeta Express

14/03/2026 15:50

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një reagimi në profilin e tij në ‘facebook’ ka thënë se inflacioni po ua gërryen të ardhurat familjeve kosovare dhe se ai është rritur edhe në muajin e fundit.

Hoti në reagimin e tij ka përmendur edhe rritjen e çmimit të derivateve dhe rrymës elektrike.

Ish-kryeministri mes tjerash ka deklaruar se sipas statistikave zyrtare, përgjatë viteve 2020-2024, mbi 200 mijë kosovarë kanë kërkuar leje qëndrim në BE, e që është përqindje dyfish më e lartë sesa e vendeve të tjera në rajon.

“Kosova prin, krahas Shqipërisë, me përqindjen e popullsisë që emigron. Statistikat zyrtare tregojnë se 210,442 persona, apo 13% e popullsisë së Kosovës, kanë kërkuar lejeqëndrim në BE gjatë viteve 2020–2024. Kjo përqindje është dyfish më e lartë se ajo e vendeve të tjera në rajon”, ka shkruar Hoti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement