Hoti ia përmend veprimet kundër Asociacionit, Kurti: Kam mbajtur burg për kundërvajtjet e mia - Gazeta Express
string(91) "hoti-ia-permend-veprimet-kunder-asociacionit-kurti-kam-mbajtur-burg-per-kundervajtjet-e-mia"

Hoti ia përmend veprimet kundër Asociacionit, Kurti: Kam mbajtur burg për kundërvajtjet e mia

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 13:00

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, derisa e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se pse nuk po e kthen në Kuvend marrëveshjen për Asociacionin që ta hedhë poshtë meqë kjo mund të bëhet në bazë të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare, ia ka përmendur edhe veprimet që Kurti ka bërë për ta kundërshtuar Asociacionin.

“Janë ndërmarrë veprime jodemokratike dhe joparlamentare për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Tani është në histori”, tha Hoti në Kuvend.

Lexo Edhe:

Nga foltorja, Kurti i është përgjigjur për këtë Hotit.

“Është e vërtetë që si aktivist politik e deputet opozitar kam bërë kundërvajtje, mirëpo deputeti Hoti unë kam mbajtur burg për këtë punë, pra për të gjitha kundërvajtjet e mia kam mbajtur burg. Shteti i së drejtës në Republikën e Kosovës nuk është ende siç duhet për shkak se janë disa kriminelë të tjerë që s’janë prapa grilave”.