Hoti i reagon Haradinajt për hyrjen e Vuçiqit në Kosovë: Vendimet për Qeverinë i marr unë - Gazeta Express
string(88) "hoti-i-reagon-haradinajt-per-hyrjen-e-vuciqit-ne-kosove-vendimet-per-qeverine-i-marr-une"

Hoti i reagon Haradinajt për hyrjen e Vuçiqit në Kosovë: Vendimet për Qeverinë i marr unë

Gazeta Express

26/11/2020 12:58

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, është pyetur sot para mediave për qëndrimin e ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë përderisa nuk kërkon falje për krimet, raporton Gazeta Express.

Hoti ka thënë se qëndrime të tilla zyrtare i jep vetëm kryeministri.

Lexo Edhe:

Ai shton se ka qëndrime të caktuara të ministrave përkatës, por duhet të koordinohen.

“Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësoj unë, sigurohem që të koordinohen çështjet me ministrat përkatës, mund të kenë ndonjëherë qëndrime të caktuara por në fund koordinohet”, ka thënë Hoti.

Ky reagim i Hotit vjen pasi që dje ministrja Haradinaj përmes Twitter-it ka reaguar ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj tha se Vuçiq nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje. /GazetaExpress/