Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur situatë të tmerrshme letrën që mori kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga shefat e Misioneve të BE-së.
Hoti thekson se “aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë”.
“Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore. Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës”, shprehet Hoti.
“Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve”, thotë deputeti Hoti.