Hoti e pret në takim bordin e KOSTT-it, bisedojnë për stabilitetin energjetik në vend - Gazeta Express
string(83) "hoti-e-pret-ne-takim-bordin-e-kosttit-bisedojne-per-stabilitetin-energjetik-ne-vend"

Hoti e pret në takim bordin e KOSTT-it, bisedojnë për stabilitetin energjetik në vend

Gazeta Express

18/09/2020 11:48

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim bordin e KOSTT-it, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të nisur nga Qeveria.

Lexo Edhe:

Në këtë njoftim thuhet se Hoti ka biseduar me bordin e KOSTT-it për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e energjisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Bordin e KOSTT-it të kryesuar nga kryesuesi i Bordit, Jeton Mehmeti si dhe Kryeshefin Ekzekutiv, Ilir Shala, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e energjisë, stabilitetin energjetik në vend”, shkruhet në njoftim të Qeverisë.

Hoti sipas njoftimit ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës duke thënë se stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve. /GazetaExpress/