Hoti e potencon përgjigjen e LDK’së: “JO!”, s’ka marrëveshje me askënd që synon shkatërrimin e LDK - Gazeta Express
string(91) "hoti-e-potencon-pergjigjen-e-ldkse-jo-ska-marreveshje-me-askend-qe-synon-shkaterrimin-e-ldk"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 15:53

Hoti e potencon përgjigjen e LDK’së: “JO!”, s’ka marrëveshje me askënd që synon shkatërrimin e LDK

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 15:53

‘‘LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet’’, ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, pasi që kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, sot propozoi qeveri nacionale të tranzicionit për të dalë nga kriza e krijuar politike, shkruan Gazeta Express

Hoti ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e kësaj partie si përgjigje ndaj VV-së për koalicion, duke thënë se as nuk duhet të ketë e as s’do të ketë marrëveshje me dikë që synon ta shkatërrojë LDK-në dhe vendin.

‘‘JO!

LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë.

Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit.

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!’’, ka shkruar Hoti. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement