Hoti: 23 shkollat e mbyllura në Kurbin, shkak mungesa e ngrohjes - Gazeta Express
string(62) "hoti-23-shkollat-e-mbyllura-ne-kurbin-shkak-mungesa-e-ngrohjes"

Shqiperi

Gazeta Express

14/01/2025 10:45

Hoti: 23 shkollat e mbyllura në Kurbin, shkak mungesa e ngrohjes

Shqiperi

Gazeta Express

14/01/2025 10:45

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti deklaroi sot se, 23 shkolla u mbyllën në Kurbin prej të ftohtit dhe se shkak është bërë mungesa e sistemit të ngrohjes.

“Dje Ministria e Arsimit dhe Sportit për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, vendosi pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në të vendit”, tha Hoti në një deklaratë për mediet nga selia e PD.“Nga 77 shkolla në gjithë vendin të mbyllura që nuk kanë ngrohje apo e kanë të pamundur prej borës të shkojnë dot në shkollë, 23 shkolla të mbyllura janë në Kurbin që nuk kanë ngrohje. Afërsisht 1/3 e gjithë shkollave të vendit që nuk afrojnë mundësi mësimi ndodhen në Kurbin”, u shpreh ajo.Sipas saj, “ulja e çmimit të energjisë me 1 lek nga qeveria është një tallje e hapur me qytetarët, kur mijëra familje në qarkun e Lezhës janë prej ditësh në errësirë totale”.Hoti nënvizoi se, “premtimet boshe dhe propagandat nuk ndezin dritat, nuk ngrohin shtëpitë dhe nuk ulin vuajtjet e qytetarëve”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement