Horror në Manhajm të Gjermanisë, vetura me shpejtësi të madhe godet turmën, së paku një person i vdekur - Gazeta Express
string(101) "horror-ne-manhajm-te-gjermanise-vetura-me-shpejtesi-te-madhe-godet-turmen-se-paku-nje-person-i-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 14:20

Horror në Manhajm të Gjermanisë, vetura me shpejtësi të madhe godet turmën, së paku një person i vdekur

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 14:20

Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në Manhajm, qyteti perëndimor iGjermanisë, raportojnë mediat gjermane, duke cituar dëshmitarë.

Një xhip i zi dushohet se ka përplasur me shpejtësi të madhe njerëzit, në Planken, rruga kryesore tregtare në qytetin me rreth 300 mijë banorë, raporton media lokale Mannheimer Morgen.

Zëdhënësi i policisë tha se një i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me incidentin, raportojnë mediat e huaja

Ai tha se ishte e paqartë nëse ndonjë i dyshuar tjetër ishte i përfshirë në këtë sulm.

Automjeti po udhëtonte nga sheshi Paradeplatz i vendosur në qendër drejt kullës së ujit të qytetit, njoftoi uebfaqja e lajmeve Mannheim24, duke shtuar se disa njerëz u plagosën rëndë.

Policia i gjatë gjithë kohës u bëri apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Zëdhënësi i policisë Stefan Wilhelm nuk pranoi të jepte detaje, por tha se banorëve u ishte kërkuar “të shmangnin zonën e brendshme të qytetit” pasi urgjenca shkaktoi një operacion policor në shkallë të gjerë.

Siguria ka qenë një shqetësim kryesor në Gjermani pas një serie sulmesh të dhunshme në javët e fundit, duke përfshirë përplasjet vdekjeprurëse të makinave në Magdeburg në dhjetor dhe në Mynih muajin e kaluar, si dhe një therje me thikë në Mannheim në maj 2024.

Advertisement
Advertisement
Advertisement