Horror në Francë, babai vret djalin 7 vjeç dhe e fut trupin në frigorifer - Gazeta Express
string(72) "horror-ne-france-babai-vret-djalin-7-vjec-dhe-e-fut-trupin-ne-frigorifer"

Horror në Francë, babai vret djalin 7 vjeç dhe e fut trupin në frigorifer

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 13:28

Dramë dhe tmerr në Perpignan. Një djalë 7-vjeçar i quajtur Imran u gjet i vdekur në një apartament në Perpignan të enjten e kaluar. Babai i tij dyshohet se e vendosi trupin e tij në frigorifer. Kur u arrestua ai kishte një kabllo në qafë dhe duart e tij të lidhura. Dy fëmijë të tjerë të familjes janë shtruar të plagosur në spital, ndërsa autoritetet franceze po përpiqen të zbardhin shkakun e tragjedisë së patreguar.

Sipas informacioneve të para të gazetës Parisien, policia u njoftua të enjten vonë pasdite nga një zyrë funerali që kishte marrë një telefonatë nga një burrë që i kishte njoftuar për vdekjen e djalit të tij. Zyra shprehu shpejt dyshime për vërtetësinë e certifikatës së vdekjes që burri u dërgoi, pasi mjeku në dokument i informoi se nuk e kishte plotësuar kurrë.
Në telefon, babai pyeti për organizimin e funeralit dhe tregoi adresën e tij, rue Émile-Roudayre, duke specifikuar se e kishte futur trupin e fëmijës në frigorifer për ta ruajtur. Sapo janë njoftuar, policia ka dërguar në vendngjarje dy ekipe.

Lexo Edhe:

Me të dalë në vendngjarje, policisë iu desh të thyente derën e banesës dhe zbuloi një burrë me duar të lidhura dhe një kabllo në qafë. Më pas ata gjetën fëmijën e vdekur në banjë, me trupin e tij të pajetë dhe të ngrirë me shenja dhune.

Babai i vogëlushit është arrestuar nga policia. Sipas L’Indépendant, ai ishte tashmë i njohur për policinë për akte të dhunës në familje. Fëmija jetonte me të atin dhe dy motrat më të vogla në këtë apartament që ndodhet në katin e katërt të një rezidence. Fqinjët folën për një familje diskrete, ndërsa thanë se fëmijët nuk shkonin shpesh në shkollë. Nëna, e cila nuk kishte kujdestarinë e fëmijëve për shkak të pamjaftueshmërisë mendore, me sa duket mungonte në shtëpi.

Sipas informacioneve, dy vajzat dy dhe tre vjeç janë dërguar në spital nga daja i tyre, në gjendje alarmante. Ata ishin gjithashtu viktima të dhunës dhe kishin lëndime në fytyrë. Njëra ishte pa ndjenja në momentin e shtrimit të saj në spital. Ata mbajnë “gjurmë të traumave të shumta”, tha prokurori publik i Perpignan, Jean-David Cavalier në një deklaratë për shtyp.

Dy personat e arrestuar nga policia, të moshës 33 dhe 28 vjeç dhe me dënime të mëparshme, janë babai dhe daja i tre fëmijëve, sipas një burimi pranë hetimit. U hap një hetim për vrasje të të miturit, tentativë vrasje, dhunë ndaj të miturve, rrëmbim, fshehje kufome, falsifikim dhe përdorim falsifikimi. Nëna po merr mbështetje psikologjike, tha prokurori. Nuk janë zbardhur ende rrethanat e vrasjes së djalit