Sot detyrat tuaja mund të rezultojnë më komplekse ose më të vështira për t’u përfunduar, por jo të pamundura. Mos kërkoni rrugë të lehta për t’i realizuar e mbyllur ato. Të mërkurën duhet të veproni me arsye dhe praktikë, duke shmangur ndjekjen e dëshirave apo impulseve emocionale. Mund të keni të ardhura financiare që nuk do t’ju surprizojnë.
Nëse keni lindur nën shenjën e Dashit, Luanit ose Shigjetarit, të mërkurën punët tuaja do të zhvillohen më ngadalë, gjë që nuk duhet t’ju shkaktojë tension, ankth apo frikë. Mos u nxitoni të reagoni ndaj lajmeve që lidhen me ngjarje të djeshme apo të ditëve të kaluara. Më e rëndësishmja, shmangni përballjet për gjëra që nuk mund të ndryshohen më. Sot surprizat do të lidhen kryesisht me shtëpinë dhe marrëdhëniet tuaja familjare. Për Dashin, dita sjell takime, biseda ose veprimtari të përbashkëta me persona afër dhe larg. Këto angazhime do të jenë të shkurtra, por me përgjegjësi konkrete. Për Luanin, pritshmëritë do të lidhen kryesisht me punën apo biznesin, ku do të kërkoni zgjidhje praktike për situata të pakëndshme ose delikate. Shigjetarët do të përqendrohen te çështje të ndryshme financiare apo aktivitete, përfshirë edhe biseda mbi këtë temë me ndonjë mik.
Nëse keni lindur nën shenjën e Demit, Virgjëreshës ose Bricjapit, ju pret një ditë më e ngarkuar, ku rezultatet do të varen nga organizimi dhe këmbëngulja juaj. Sot fëmijët ose persona të tjerë me të cilët keni marrëdhënie personale, familjare apo profesionale do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Kini kujdes me njerëzit që do të tregohen më të ndjeshëm ndaj fjalëve, komenteve ose këshillave tuaja. E mërkura do të jetë ditë e rëndësishme për punën dhe biznesin tuaj. Për Demin, dita do të jetë konstruktive dhe progresive, bazuar në rezultatet e arritura dhe planet e ndërtuara mirë. Mund të shfaqet një mundësi e re pune ose një pozicion i ri aty ku jeni aktualisht. Për Virgjëreshën, dita sjell një provë që lidhet me një vendim të gabuar të marrë muajt ose vitet e fundit. Një lajm i pakëndshëm mund t’ju bëjë të mendoni për stilin tuaj të jetesës ose për stabilitetin e marrëdhënieve të rëndësishme për ju. Për Bricjapët, kjo është ditë kur do ta humbni shpejt durimin, do keni vështirësi të përqendroheni dhe të përmbushni planet fillestare. Jini të organizuar, të përqendruar dhe më pak emocionalë.
Nëse keni lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, të mërkurën do t’ju duhet të tregoheni më diplomatë në marrëdhëniet me të tjerët. Edhe ndërhyrja juaj në konfliktet e të tjerëve duhet të jetë e menduar mirë dhe e përshtatur sipas situatës. Sot do të përqendroheni në gjetjen e zgjidhjeve praktike për shqetësime në jetën tuaj, veçanërisht ato që lidhen me miqësitë ose marrëdhëniet me kolegët dhe klientët. Për Binjakët, dita sjell detyra organizative apo praktike që lidhen me dokumente, pagesa apo çështje financiare. Peshoret do të përjetojnë emocione të këndshme, kryesisht të lidhura me njerëzit e afërt dhe jetën personale. Për Ujorin, kjo është ditë kur duhet të mendoni mirë përpara se të merrni një vendim ose të ndërmerrni një ndryshim për të cilin mund të mos jeni plotësisht të përgatitur.
Të mërkurën, mund të shfaqen arsye që sjellin vështirësi dhe situata konfuzuese. Ngjarjet e ditës mund të ndikojnë në perceptimin tuaj të realitetit dhe t’ju vështirësojnë marrjen e vendimeve. Gjithashtu, është e mundur të përjetoni ndjeshmëri dhe emocione më të forta, të cilat mund t’ju bëjnë të reagoni më ashpër emocionalisht. Sot përqendrohuni në realizimin e qëllimeve praktike dhe realiste. Për Gaforren, dita sjell kontakte e biseda të ndryshme me njerëz kryesisht nga afër. Disa mund të presin mysafirë në shtëpi ose të vizitojnë dikë. Për Akrepin, dita sjell më shumë lajme, informacion, punë me dokumente ose burokraci. Peshqit do ta kalojnë këtë ditë me humor dhe emocione të paqëndrueshme.