Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde - Gazeta Express
string(54) "horoskopi-javor-zbulo-cdo-te-ndodhe-me-shenjen-tende-3"

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Fun

Gazeta Express

25/03/2024 22:12

Eklipsi hënor në Peshore këtë të hënë do të transformojë lidhjet e tua dhe do të të frymëzojë që të fuqizohesh edhe më shumë. Trego një vëmendje më të lartë ndaj pozicionimit të Peshores në shenjën tënde dhe bëhu gati për ndryshime të mëdha!

Dashi

Lexo Edhe:

Gëzuar ditëlindjen, Dash! Eklipsi hënor në Peshore do të të dhurojë më shumë dashuri dhe paqe në jetën tënde. Rishtazi, je përballur me ca sfida në aspektin e dashurisë, me një person që zakonisht nuk është tipi yt, por çështjet e zemrës jo gjithnjë kanë shpjegim. Mundohu që ta përfshish kohën cilësore në jetën tënde dinamike dhe të tregohesh një person i hapur dhe i çiltër.

Demi

Në një marrëdhënie, mirëqenia dhe qëndrueshmëria duhet të mos jenë të njëanëshme. Mos mendo vetëm për veten, por plotëso edhe personin tjetër. Eklipsi të kujton se nëse ke nevojë për ndihmë, ta kërkosh atë. Ne nuk e shërojmë veten kur izolohemi, por përmes raportit me të tjerët.

Binjakët

Trego historitë e zemrës tënde dhe ndaji ato me persona që janë të interesuar të dinë më shumë rreth jetës dhe ndjesive të tua. Eklipsi hënor në Peshore të ndihmon të rrëfehesh dhe të ndash me të tjerët përvojat, mendimet, dëshirat, pasionet, frikërat dhe shpresat e tua, në mënyrë që të krijosh marrëdhënie më intime me të tjerët.

Gaforrja

Ç’është “shtëpia” për ty; një vend, një person? Eklipsi hënor në Peshore thekson dëshirën tënde për t’u rikthyer tek ajo që ti cilëson si “shtëpi”. Ti do të jesh në hapësirën tënde të sigurt, të cilën me shumë gjasa do të mund ta gjesh këtë javë. Pranoji gjërat që jo gjithnjë shkojnë mirë në jetën tënde dhe shijo momentet që të lumturojnë.

Luani

Eklipsi hënor i datës 25 mars të mëson se sa rëndësi ka toni, gjestikulacionet dhe komunikimi në tërësi. Ti do të thuash të vërtetën, duke u kujdesur për ndjesitë e të tjerëve, por edhe për kufijtë e tua. Mos hezito t’u rikujtosh të tjerëve se nuk ke frikë të humbasësh lidhje që nuk i respektojnë barrierat që ke vendosur.

Virgjëresha

Ta duash veten është thelbësore, e dashur Virgjëreshë. Këtë javë do të mësosh të rilidhesh më shumë me veten dhe të kujdesesh për fëmijën tënd të brendshme. Dëgjoje me vëmendje trupin dhe mendjen. Si e ke marrëdhënien me veten, si i flet mendjes dhe zemrës tënde? Këto janë disa çështje që do t’i rishohësh këtë javë.

Peshorja

Ndryshimi është në ajër, Peshore! Eklipsi hënor do të ndodhë në shenjën tënde dhe të ofron një periudhë transformuese, veçanërisht nëse je gati të heqësh dorë nga disa gjëra që i përkasin të shkuarës. Do të mund të largohesh nga sjellje dhe persona që nuk të japin asnjë përfitim në të tashmen dhe as në të ardhmen.

Akrepi

Ti s’i ke shumë qëjf gjërat që ndryshojnë. Eklipsi hënor në Peshore të ndihmon të qëndrosh në të tashmen, pasi ke jetuar në tri periudha kohore: në të shkuarën, në të tashmen dhe po mendon shumë edhe për të ardhmen. Kështu, eklipsi të bën të përqendrohesh në të tashmen. Hiq dorë nga shqetësimet që kanë kaluar ose ende nuk kanë ndodhur.

Shigjetari

Kjo është një periudhë do të përqendrohet më së shumti në marrëdhëniet e tua më të dashura dhe afatgjata. Jeta jote përbëhet nga njerëz që të duan dhe interesohen për ty. Do të kesh mundësi të kontaktosh me një person që dikur të ka qëndruar afër, ose me një mik/e që të fal përherë ndjesi pozitive dhe kënaqësi.

Bricjapi

Krijimi i marrëdhënieve është një aftësi plus, Bricjap dhe ti e di shumë mirë. Lidhja dhe socializimi me të tjerët e tregon se ti ke nevojë të rrethohesh nga njerëz, pavarësisht nëse je një person introvert. Do të shqetësohesh për të tjerët, do të përmirësosh veten dhe do të bësh më të mirë; të gjitha gjatë kësaj jave.

Ujori

Është momenti i aventurave, Ujor! Eklipsi hënor te Peshorja të ndihmon të eksplorosh më shumë hapësira të reja, të zgjerosh horizontet e tua dhe të shkosh në vende interesante. Është çasti të dalësh nga zona e rehatisë dhe të shkosh larg, në vise që të ushqejnë shpirtin, sytë dhe mendjen.

Peshqit

Khëm-khëm! Kjo javë ka momenti intime, seksualitet dhe shumë eros. Ti dhe personi që të ka rrëmbyer zemrën do të përfshiheni në ca momente të zjarrta, të cilat do t’ju lidhin edhe më shumë. Kjo është një periudhë e mirë për të forcuar marrëdhëniet me të tjerët, si dhe për të njohur dëshirat e tua.