Hoqi kufizimet me Shqipërinë, Gjermania nxjerr udhëzimet: Çfarë duhet të dini - Gazeta Express
string(75) "hoqi-kufizimet-me-shqiperine-gjermania-nxjerr-udhezimet-cfare-duhet-te-dini"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 14:50

Hoqi kufizimet me Shqipërinë, Gjermania nxjerr udhëzimet: Çfarë duhet të dini

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 14:50

Ambasada gjermane në Tiranë reagon pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori.

Ambasada shkruan në “facebook” se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Lexo Edhe:

Sipas ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimi.

Mesazhi i ambasadës:

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani ✅✅✅
Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore ✈️, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.