Hong Kongu ua jep banorëve nga 1300 dollarë dhuratë - Gazeta Express
string(51) "hong-kongu-ua-jep-banoreve-nga-1300-dollare-dhurate"

Gazeta Express

26/02/2020 9:43

Hong Kongu ua jep banorëve nga 1300 dollarë dhuratë

Gazeta Express

26/02/2020 9:43

Autoritetet në Hong Kong kanë vendosur që t’ia dhurojnë 1300 dollarë secilit banor mbi moshën 18-vjeçare në mënyrë që të nxitet konsumi dhe të lehtësohen vështirësitë ekonomike.

Kjo shumë është planifikuar në buxhetin vjetor dhe nga vendimi i qeverisë do të përfitojnë rreth shtatë milionë banorë që e kanë arritur moshën e pjekurisë.

Lexo Edhe:

Ekonomia e rajonit me autonomi të kufizuar është goditur rëndë kohëve të fundit nga protestat e vazhdueshme, mungesa e stabilitetit politik dhe ndikimi i përhapjes së koronavirusit.

Deri më tash, në Hong Kong janë regjistruar dy vdekje dhe 81 raste të infektimeve me Koronavirus, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

“Ekonomia e Hong Kongut është goditur nga protestat e dhunshme dhe tashmë edhe nga ndikimi i koronavirsuit. Pas vlerësimit të kujdesshëm, unë kam vendosur që banorët e përhershëm t’i marrin nga 10 mijë dollarë të Hong Kongut (rreth 1300 dollarë amerikanë), me qëllim të nxitjes së konsumit dhe lehtësimin e vështirësive financiare”, tha sekretari financiar, Paul Chan.

Autoritetet do t’i zvogëlojnë edhe çmimet e qirasë dhe do të ketë rimbursime në paga dhe në taksa të pronave.